E Diel, 1 Nëntor 2026

Brokaj Nano eshte njepolitikan i pa princip

Ish-anetari i kryesise se PS ish-ministri i Mbrojtjes dhe nje nder anetaret e komisionit te te urteve prane Rames Sabit Brokaj ne nje interviste per gazeten Shqiptarja.com ka folur per afrimin e Nanos shperndarjen e te deleguarve ne baze per 21 janarin dhe per pamundesine e nje koalicioni mes PS dhe LSI.

Jeni nje nga anetaret e keshillit te te urteve ne PS. Si e konsideroni levizjen e fundit te Rames per rishperndarjen e re te te deleguarve neper qarqe
Une nuk do ta jepja mendimin thjeshte se jane anetar i nje keshilli te tille por do te flas si e shoh une nisur dhe nga pervoja kur kam qene ne strukturat drejtuese te PS. Une e gjykoj qe anetaret e kryesise se PS shkojne ne gjithe vendin per te passqyruar dhe mbrojtur ne keto zona projektin e partise. Madje do te thosha se jo vetem i ben mire PS por dhe individeve. Mua me duket pak e cuditshme madje nonsens per disa kundershti qe kane lindur nga ky zhvillim. Se pari te jesh anetar i kryesise se partise nuk ka pse te jesh vetem i nje qyteti apo i nje zone. Je i gjithe vendit dhe eshte ne te miren tende qe te prezantohesh cep me cep Shqiperise si politikan. Kam parasysh ata qe shohin larg jo driteshkurterit qe duan te shfrytezojne nje moment te caktuar per perfitime ne nje zone te caktuar. Kjo nuk e pengon deputetin qe te jete ne zonen e tij ti sherbeje asaj zone ne te cilen eshte angazhuar dhe pastaj aktivitetin e tij politik ta shtrije ne te gjithe vendin.

Si veprohej me pare kur ishit ne strukturat drejtuese...
Duke iu referuar pervojes qe nga krijimi i PS e deri ne kohen kur une ka qene pjese ne keto struktura drejtuese per shume vite merrnim zona te caktuara ne patronazh. Une kam patur ne patronazh shume vite Veriun deri ne Peshkopi. Mocionin e Nanos nga burgu ne ato vite e kam paraqitur ne Tropoje. Disa vite kam pasur qarkun e Elbasanit nje nga me te medhenjte ne vend. Dua te them qe skam lene zone te Shqiperise pa qene megjithate kam qene deputet i Vlores i zones se Laberise.

Mendoni se permiresohet puna e PS me kete skeme
Nje politikan i cili synon te qendroje ne politike dhe te profilizohet i duhet domosdo qe te njohe vendin e ta njohe vendi. Ndaj e quaj te pakuptimte fare madje ndoshta e shohin nje cike ngushte problemin qe te kundershtohen levizje te tilla ne gjithe teritorin e vemndit qe jane realisht riperteritje te politikes dhe politikaneve ne vetvete. Po sikur neser Kodi te behet per proporcional te paster kombetar ku do te vene keta deputete. Do marrin voten vetem tek zona e tyre ku nuk i njeh pjesa tjeter e Shqiperise. Natyrisht ata do kerkojne dhe marrin vota qe nga Tropoja e deri ne Konispol dhe per kete duhet te njihen dhe te punojne ne te gjithe vendin.

Zoti Nano ish-kryetar dhe ish-kryeminister i PS eshte caktuar i deleguar ne Tirane nderkohe qe ka shfaquyr dhe ambicien per President. Mos eshte nje shenje afrimi kjo
Une dhe caktimin e shoh ne nje kuptim te pavend pasi ate nuk e ka ndaluar njeri. Nga ana tjeter e quaj te pavend pasi nje njeri qe ka votuar kunder partise se tij nuk ke pse ti thuash je ketu. Ai qe aty ne kete moment seshte i besueshem per politikat e partise se tij pasi voton kunder partise. Pra ska perse delegohet. Neqoftese ai vertet ndjehet socialist rrugen e ka te hapur sepse nga posti qe ka patur ai ne parti i ka rruget te hapura qe te kontribuoje. Dhe kontributi qe jep vlen per ate qe synon. Por duke pare sjelljen politike te Nanos vetem nje politike pa princip mund ta mbante Nanon aty sic eshte ai pa principe. Sepse ai e ka larguar veten i leshoi votat dhe tani ti marre te Saliu e te tjeret. Nuk e di ku do te ishte principi politik dhe moral qe Nano te merrte votat e PS.

Komenti juaj per 21 janarin dhe vendimet e drejtesise per te
Qendrimi i drejtesise tek ne ne cdo dite tregon kalbesiren e vet. Nje fare shprese ta jep per momentin Prokuroria ndoshta jam nen emocionin e nje interviste ne te cilen u prezantua mjaft mire Prokurorja e Pergjithshme gjykoj se eshte nje hap para niveli i prokurorise. Persa i perket gjykatave une do te thoja Mjere ne. Vetem po te marr faktin qe nese nje shofer qe ben aksident apo nje vrasje aksidentale hetimi behet ne burg per autorin vrasesit ushtarake apo nje Gjeneral Garde qe akuzohet drejtperdrejt per vrasje apo ato qe fshehin krimin lidhur me serverin etj lihen ne shtepi. Te vendosim ne nje plan nje vrasje aksidentale dhe nje vrasje te tille qe trondit Evropen dhe jo vetem Shqiperine per menyren se si eshte kryer eshte lehte ta gjykosh se cfare gjykate kemi ne. Natyrisht qe ne kete degradim te drejtesise qe po prezantohet me shume tek gjykata se sa tek prokuroria seshte lehte te thuhet qe Gjykata te vendoset ne rrugen e drejtesise. Por nuk e quaj te pamundur. Mjafton te heqesh presionin e politikes mjafton ti sugurosh asaj pavaresine qe e ka me ligj por qe se lejon politika mjafton te jesh shume ndeshkes ne rastin e kompromentimit te gjykatave dhe gjykatesve te vecante dhe gjerat vene ne vendin e tyre.

Po 21 janari...
Persa i perket 21 janarit ajo qe ben pershtypje ka te beje me personin kryesor qe akuzohet aktualisht. Une jam i bindur qe nuk eshte urdherdhenesi komandanti i Gardes. E kam te veshtire qe ndaj faktit qe arma e tij ka qelluar drejteperdrejt te ve ne dyshim dhe doren e tij. Po flas tani si nje ish-oficer me pervoje. Sndodh kurre qe nje Gjeneral te nxjerre pistoleten e tij apo te marre kallashnikovin dhe tu thote ushtareve te tij te sulen. Deri te niveli i komandantit te batalionit mund te shkohet komandantit te brigades nuk i bie qe te marre kallashnikovin apo pistoleten ai qendron prapa ne vendkomande. Sepse humbja e komandantit eshte me e madhe se sa humbja e qindra ushtareve. Aq me tepert qe komandanti i Gardes ka marre pjese ne hartimin e ligjit eshte personi qe e njeh me mire kete ligj. Si eshte e mundur qe ky njeri te qelloje ne bulevard. Ndaj thashe se nisur nga mentaliteti i nje gjenerali malesor te qelloje mbi fukarane kur e di ligjin dhe kur sduhet te lejoje as ushtarin e tij e ben ceshtjen komplekse por jo te pazgjidhshme.

Mendoni se ka shanse per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje
Ne 20 vjet jane dy momente ne te cilen eshte gjendur keq Garda. Njera qe eshte vrare vete Garda kam parasysh ate qe ndodhi ne Cerrik dhe tjetra qe Garda vrau kam parasysh ate qe ndodhi me 21 janar 2011. Te dyja jane shkelje te renda ligjore. Ne Cerrik u denuan vrasesit por ende nuk eshte zbardhur kush urdheroi levizjen. Nga ana tjeter Garda vret krejtesisht ne menyre te paligjshme ne mes te Tiranes dhe problemi ngaterrohet dhe sterhollohet per nje vit nderkohe qe do te thoja une gjykimi i saj eshte fare i thjeshte. Jane pare drejtepdrejte te gjitha levizjet ligji eshte i qarte dihet kur Garda qellon dihet kush urdheron u pane kush fshehu gezhojat kush fsheh gjurmet. Pse duhet te vijne ekspertet e FBI te deklarohen ambasadoret me te fuqishem nderkombetare qe te kihet kujdes me drejtesine. Kjo ve ne nje pozite jashtezakonisht te dobet e te turpshme Shqiperine. Kjo e baltos shume Shqiperine.

Nje koalicion PS-LSI mund te risjelle te majten ne pushtet
Une koalicionin mes PS dhe LSI sot per sot e shoh te pamundur. Deri para disa ngjarjeve qe kane ndodhur me pare nje levizje politike e Metes drejt PS do perbente nje rehabilitim te kesaj force politike. Ne kuptimin qe ai mund te justifikonte ne nje far mase levizjen djathtas me misionin e integrimit ne BE. Por pas deshtimit dy here te integrimit nuk mund te kesh me rolin e nje misioni te deshtuar flas per afatet kohore. Kur deshton dy here misioni per te cilin ke bere levizjen mese paradoksale deshtim me kosto te madhe per Shqiperine pasi shihen pasojat e kesaj qeverisje shume te demshme per vendin mund te thoshte se e bera nje levizje politike qe nga e majta u kritikua rende dhe askush nuk me kuptoj por qe kisha nje qellim te caktuar. Dhe nese ky mision ne perberje te kesaj qeverisjeje deshtoi kjo mund te ishte para ketyre ngjarjeve nje mundesi qe LSI te afrohej me PS. Aktualisht tani kjo levizje eshte bere e pamundur. Si per Meten eshte e veshtire ashtu dhe per PS eshte e veshtire ta pranoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›