E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brovina cmim poetik ne Kumanove

Me 11 mars 2011 u mbajt ne Kumanove te Maqedonise aktiviteti Takimet Poetike te Karadakut. Ky eshte nje aktivitet i pervitshem qe mbahet ne pervjetorin e demostratave se studenteve dhe popullit te Prishtines te vitit 1981 ku u shpreh publikisht vullneti i popullit te Kosoves per Republike dhe Pavaresi. Kryetari i klubit letrar Jehona e Karadakut shkrimtari Burhanedin Xhemaili u shpreh se ky takim perkon me 30 vjetorin e ketyre demostratave nje date domethenese kjo per te gjithe shqiptaret kudo qe jane e cila sherben per ti motivuar me tej ata per integrim te te gjithe hapesirave kulturore shqiptare bashkepunim dhe fuqizim te faktorit shqiptar. Merrnin pjese ne kete takim poete dhe krijues nga Maqedonia Shqiperia Kosova Lugina e Presheves ne Serbi dhe Bosnje-Hercegovina. Nga Shqiperia ishin te pranishem poetet Bajazit Cahani Kujtim Morina Agim Bajrami Pellumb Gorica dhe Man Poga.

Ne fund te aktivitetit u ndane cmime per poezite me te mira te lexuara. Me cmim te pare u nderua poetja dhe veprimtarja e shquar e te drejtave te njeriut Flora Brovina cmimi i dyte iu dha poetit Kujtim Morina nga Shqiperia ndersa cmimin e trete e mori poetja Lumnije Thaci.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›