Ku do bujtin shqiptaret ne Venecia
Nje dite me pare jane percaktuar zyrtarisht emrat e artisteve pjesemarres nga Shqiperia pen ne Edicionin e 54 te Bienales Nderkombetare te Artit ne Venecia qe do te mbahet 1 qershor-27 nentor 2011. Komisioneri i Pavionit te Shqiperise Parid Teferici dhe kuratori Riccardo Caldura ne nje njoftim per mediat shqiptare bejne te ditur se pas punes perzgjedhese dhe takimeve te kryera ne Shqiperi dhe jashte saj duke pasur parasysh pervojat kombetare dhe nderkombetare te artisteve te marre ne shqyrtim duke konsideruar larmine e qasjeve stilistike dhe formale - ne menyre qe te paraqitet nje spekter sa me i gjere i kerkimit artistik bashkekohor shqiptar ndash kuratori ka perzgjedhur artistet. Keta artiste jane Anila Rubiku Orion Shima Gentian Shkurti Eltjon Valle Driant Zeneli. Gjithashtu eshte zbuluar edhe titulli i zgjedhur per kete ekspozite GEOPATHIES qe sipas kuratorit Caldura kondenson idene e evidentimit te nje raporti te ngushte mes vepres se artit dhe kontekstit gjeografik historik dhe shoqeror. Veprat - thuhet ne njoftimin per mediat - jane konceptuar si pika te privilegjuara rilevimi per te kapur aspekte te nje realiteti tjeter nga ai i perditshem. Vendi ku do te vendoset pavijoni shqiptar ndodhet ne Giudecca ne nje nga pikat me terheqese te Venecias perballe Akademise se Arteve te Bukura. Spazio Rolak i cili prezantohet per here te pare para publikut nderkombetar konsiston ne nje hapesire ekspozitive mbi 160 metra katrore e pershtatshme profesionalisht per te bujtur kete manifestim. Ky informacion vjen nje dite pas konferences se pare per shtyp ne Rome te drejtoreshes Bice Curiger ku jane percaktuar pjesemarrjet kombetare ne Bienalen e ardhshme bashke me emrat e artisteve zyrtarisht te ftuar.