E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasurite e krimit 16 dosje gati per ekzekutim

16 dosje gati per ekzekutim qe lidhen me konfiskimin e aseteve te krimit ne vend ndodhen tashme ne zyren e Permbarimit. Nje shifer e tille eshte bere e ditur dje nga drejtorit te Zyres se Permbarimit Arjan Bylykbashi sipas te cilit prane Permbarimit jane cuar 16 dosje gati per ekzekutim nje nder te cilat eshte dorezuar gjate fillimit te ketij viti. Sipas Bylykbashit sekuestrimi i pasurive te paluajtshme dhe i atyre te bllokuara ne numrat e llogarive monetare te gjeneruara nga aktivitete kriminale kapin shifra te medha monetare. Levizja me e fundit konkrete ne lidhje me konfiskimin e aseteve te krimit dhe pastrimit te parave vjen pas deklaratave te njepasnjeshme te ministrit te Brendshem Lulzim Basha ku vetem pak dite me pare ne 8 mars ne takimin e 6-te te Bordit te Paleve te Interesuara te projektit PAMECA III do te shprehej se asetet e krimit te identifikohen dhe te kalojne ne nje procedure sa me te shpejte sic e parashikon ligji para ligjit para drejtesise. Ministri Basha beri thirrje gjithashtu per nje mirefunksionim te sistemit te goditjes se aseteve kriminale nga identifikimi i tyre deri tek ndeshkimi nga drejtesia per te arritur rezultatet e kerkuara ne programin qeverises 2009-2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›