Brown njofton dhënien e dorëheqjes. Përpjekje për koalicionin qeverisës

Ndërsa sytë janë kthyer nga socialdemokrati Nik Klegg përsa i përket përzgjedhjes së partisë për të formuar koalicionin laburistët bëjnë përpjekjen e fundit për të mbatur pushtetin. Kryeministri britanik Gordon Brown deklaroi se do të japë dorëheqjen. Kjo për të parë realizimin e një koalicioni ndërmjet laburistëve të partisë së tij dhe liberal demokratëve.
Në rast realizmi të një koalicioni të tillë ai do të njoftojë dorëheqjen brenda pak muajsh, bëri të ditur brown në një konferencë për shtyp para rezidencës zyrtare Downing Street no 10.
Kryeministër që prej vitit 2007 Brown deklaroi se pasardhësi i tij do ta merrte detyrën para konferencës së përvitshme të partisë që mbahet në muajin shtator.
Kryeministri që tenton kështu të hapë bisedimet zyrtare për formimin e një koalicioni deklaroi se Britania kishte një sistem parlamentar dhe jo presidencial e se në këtë drejtim kishte një maxhorancë progresive votuesish.
Nëse interesi kombëtar mund të servirej më mirë përmes një koalicioni ndërmjet Liberal Demokrateve and Laburisteve ai hiqte dorë nga detyra e tij për të lejuar formimin e kesaj qeverie.
Brown bëriu të ditur se Klegg kishte kërkuar më herët hapjen e një procesi zyrtar negociatash me laburistët. Persa i përket zgjedhjes së liderit të ri, Brown u shpreh se nuk do të luajë asnjë rol në zgjedhjen e tij e nuk do të mbështesë asnjë kandidat.
Delina Bitraku
< I mëparshmi