E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Do të përshkallëzojmë protestën

Në protestën e radhës të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryetari i PS Edi Rama paralajmeroi pershkallezim të protestës. “Nesër, të mërkurën, të enjten dhe të premten të jemi edhe më shumë. 14 maj, dy javë rezistencë, ndërsa do të jenë 2 javë shurdhëri, do të jetë dita e një përshkallëzimi” tha Rama përpara mbështetësve të mbledhur në Bulevard” tha Rama.

Rama ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës në ditët në vazhdim, ndersa reagoi edhe per peticionin e artisteve te cilet kerkojne t’i jepet fund greves. “Dua t’u them atyre që mund të mos e kishin firmosur atë palo letër. Jo të gjithë e duan lirinë, jo të gjithë e duan me të vërtetë demokracinë, atë ku secili gjen vendin e punës sipas asaj që vlen dhe jo kur pushteti u gjen punën në varësi të asaj që shërben. Nuk kam asgjë tjetër përvec keqardhjes, për të tjerat historia ka gjykuar dhe do të gjykojë” tha Rama.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›