Nata e 11-të e grevës, një tjetër grevist lë çadrat
Deputetët grevistë të Partisë Socialiste dhe mbështetësit e tyre kanë kaluar edhe natën e 11-të në cadrat e ngritura para kryeministrisë. Gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e përkeqësohet. Keshtu numri i grevistëve, nga nata e parë e kësaj proteste, e cila nisi natën e 30 prillit ka shkuar në 21. Rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm një tjetër grevist, nga qyteti i Kukësit është detyruar të lërë cadrën për tu dërguar menjëherë në spital.
Ndërsa një ditë më parë 4 grevistë të tjerë gjithashtu janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, mes tyre dhe deputeti Besnik Bare. Ata janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe i janë nënshtruar mjekimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Anisa Braho < I mëparshmi