Brown tërhiqet nga kreu i Partisë Laburiste

Gordon Brown ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga kreu i Partisë Laburiste
Brown, kryeministër që nga 2007 tha se donte që në vend të tij të kishte një pasues në kohë për konferencën e Partisë në Shtator.
Brown e bëri të ditur lajmin për t'u larguar në një deklaratë në Downing Street në të cilën ai gjithashtu bëri të ditur se partia e tij do të fillonte bisedime zyrtare me Liberal Demokratët.
Konservatorët morën shumicën e votave në zgjedhje dhe deri më tani kanë qenë në bisedime me liberal demokratët.
Brown tha se Britania kishte një "sistem parlamentar dhe jo presidencial" dhe shtoi se kishte "shumicë progresiste " të votuesve.
Gjykim i votuesve
Zoti Brown tha se asnjë parti nuk kishte fituar shumicën dhe si udhëheqës i laburistëve, ai duhet ta pranonte atë si gjykim ndaj tij.
"Unë kështu kam si qëllim t'i kërkoj partisë laburiste të verë në lëvizje proceset e nevojshme për zgjedhje të udhëheqësit të vet."
"Unë nuk do të luaj rol në atë garë. Unë nuk do të përkrah asnjë individ."
Ai tha se udhëheqësi i liberaldemokratëve, Clegg kishte kërkuar bisedime zyrtare me laburistët dhe se kishte kuptim për interes të kombit që t'i përgjigjej pozitivisht kërkesës.
Ai tha se Kabineti do të takohej shumë shpejt dhe një "proces formal negociimi politik" duhej të ishte në vend. /bbc/