Erdogan nxitë natalitetin

Kryeministri i Turqisë, Rejjep Tayyib Erdogan, po brengoset për ardhmërinë e vendit të tij.
Ai synon që të nxitë shtimin e natalitetit në Turqi, me premi për foshnje për çiftet e reja.
Çdo çift duhet të lindë nga së paku tre fëmijë, ngase në të kundërtën Turqia deri në vitin 2038 do të ishte në një pozitë mjaft të keqe, për shkak të moshimit të popullatës, u citua sot Erdogan nga ana e së përditshmes turke, “Radikal”.
Në Turqi, shkalla e natalitetit aktualisht ka rënë në 1.5 për qind, si rezultati i mirëqenies në rritje, siç ka ndodhur edhe në shtetet tjera të Europës.
“Ne krenohemi me popullatën tonë të re. Për ta ruajtur atë, neve na nevojitet një natalitet në nivelin prej 2.5 për qind. Ata, të cilët në të kaluarën janë angazhuar për kontrollin e lindjeve, tani po ankohen dhe po kërkojnë premi për lindje”, tha Erdogan.
Në Turqi, sipas të dhënave statistikore, numri i popullatës gjatë viteve të kaluara është ngritur në 71.5 milionë.
Më se gjysma e popullatës është nën moshën 28 vjet.
Në anën tjetër, në shumë shtete tjera të industrializuara popullata është tkurrur.