Engel: Heqja e imunitetit do jetë hap pozitiv për Shqipërinë
WASHINGTON – Kongresmeni amerikan Eliot Engel intervistë për "Bota Sot": “Në qoftë se është e vërtet se BE-ja e sheh këtë ligj me favor për një vend që e ka hequr imunitetin, kjo do të ndihmojë Shqipërinë në integrimin në BE dhe do jetë një hap pozitiv për Shqipërinë. ”
Zoti Engel, sipas shtypit shqiptar edhe pse të gjitha palët bien dakord mbi nevojën për të ndryshuar Kushtetutën për të hequr imunitetin e zyrtarëve të lart shtetërorë, ata mbeten të ndarë në tekstin që përdorin, kur dihet se 6 gushti është dita që duhet votuar, pro amendimit të Kushtetutës për heqjen e imunitetit. Një ligj i cili i heq imunitetin çdo deputeti apo zyrtari të lartë në Shqipëri. Sot, zoti Rama përsëri ka refuzuar t’i përgjigjet pozitivisht edhe letrës se Komisonerit të EU Mr. Stefan Fule, që në Shqipëri të votohet për heqjen e imunitetit, kjo ndodhi edhe pas thirrjes që u bëri politikanëve shqiptarë Trojka e ambasadorëve, SHBA, EU, OSBE në Tiranë, për të votuar më 6 gusht pro amendimit të Kushtetutës për heqjen e imunitetit. Pra, Si i komentoni ju këto qëndrime?
Së pari, dua të them se unë asnjëherë nuk përkrah ndonjë krah në politikën shqiptare. Pra, që të jem në favor të një "krahu" politik ose tjetrit. Dhe për këtë unë nuk do prononcohem për atë se kush mendoj unë se ka të drejt dhe kush është gabim. Por, unë dua të them se jam shumë i kënaqur që Shqipëria, është bërë anëtare e NATO-s dhe kam dëshirë ta shoh Shqipërinë, shumë shpejt edhe anëtare në Bashkimin Europian. Nërkohë i përgjigjem pyetjes tuaj : Siç e di unë në qoftë se miratohet ligji (pro amendimit të Kushtetutës për heqjen e imunitetit) për heqjen e imunitetit, BE-ja do ta shohë atë si një sinjal pozitiv për Shqipërinë në BE. Përderisa BE thotë kështu mendoj se do jetë pozitive edhe për Shqipërinë që ta heqë imunitetin. Ne në SHBA ne nuk kemi imunitet, unë vetë nuk kam imunitet, asnjë anëtar i Senatit, Kongresit apo zyrtar i lart nuk ka imunitet. Çdo anëtar i Kongresit, senatit apo zyrtar i lart janë si çdo shtetas Amerikan, dhe në opinionin tim është më mirë që edhe në Shqipëri, të hiqet imuniteti. Unë nuk e di se cili është teksti i këtij ligji, mbasi unë nuk e kam parë, natyrisht që dhe nuk dëshiroj të komentoj. Por, në qoftë se është e vërtet se BE-ja e sheh këtë ligj me favor për një vend që e ka hequr imunitetin, kjo do të ndihmojë Shqipërinë në integrimin në BE dhe do jetë një hap pozitiv për Shqipërinë.
A mendoni se Shqipëria do ta marrë në këtë vjeshtë, pra statusin e kandidatit për në BE dhe pse?
Unë gjithmonë kam qenë në favor për statusin e kandidatit të BE-së për Shqipërinë, edhe këtë vjeshtë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Unë dëshirojë të shohim Shqipërinë dhe Kosovën si anëtare të BE-së dhe anëtare të NATO-s së bashku. Unë mendoj se BE-ja është e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqipëria duhet të jetë në BE dhe pas Shqipërisë, edhe Kosova të jetë në BE.
Si e shihni ju Shqipërinë gjatë këtyre dy dekadave?
Shqipëria ka një të kaluar shumë të vështirë, pas një periudhe pesëdhjetë vjeçare, të një diktature ekstreme Komuniste, ashtu si ishte diktatura e Enver Hoxhës, e cila ishte më e keqja në periudhën e Komunizmit. Ne kemi një shprehje në Anglisht "Rolling over in his grave - u kthye përmbys ne varr", diktatori i Shqipërisë duhet të jetë "kthyer përmbys në varr" me ndryshimet që ka kaluar Shqipëria. Shoh ndryshime të mëdha nga hera e parë që kam qenë në Shqipëri, në vitin 1993, afërsisht 20 vjet, dhe kam parë këto dekadat e fundit shumë ndryshime të mëdha në Shqipëri. Të shohësh rrugët e Shqipërisë sot, të duket se je në Evropë, të shohësh Tiranën sot krahasohet me kryeqytetet e tjera të Evropës qendrore, qytet modern, njerëz të rinj, çdo gjë krejtësisht ndryshe nga 1993 kur isha për herë të parë. Në atë kohë s'kishte hotele, restorante të mëdha, Shqipëria nuk kishte rrugë, nuk kishte asgjë nga ato që shikon sot në Shqipëri. Unë mendojë se Shqipëria ka bërë shumë përpara dhe sot Shqipëria, po ecën në drejtimin e duhur. Megjithëse, dihet se ka akoma probleme, ka akoma punë për tu bërë por nuk diskutohet që Shqipëria ka ndërmarrë hapa pozitive në këto 20 vite të kaluara që unë kam udhëtuar në Shqipëri.
(er.nu/BalkanWeb)