Topi dekreton Gjykatën Administrative dhe Hetimet e EULEX
Tiranë- Presidenti Bamir Topi ka dekretuar sot dy ligjet më të reja të sapo miratuara nga Parlamenti Shqiptar, atë për Gjykatën Administrative dhe për hetimin e EULEX në Shqipëri.
Ligji për Gjykatën Administrative i hap rrugë krijimit të gjashtë gjykatave të Shkallës së Parë dhe ngritjen e një gjyakte Apeli në Tiranë.
Ndërsa për dekretimin e ligjit për hetimin e EULEX në Shqipëri, tashmë misioni europian në Kosovë lejohet të hetojë dhe në territorin shqiptar për akuzat e eurodeputeti Dik Marti, për trafikim të organeve njerëzore.
Dekretoj shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 53/2012 Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën Hetimore Speciale të EULEX-it.
Joana Allushi/IDEA/