Bruksel, Barroso takon Papadhimos: Greqia do të ketë sukses
BRUKSEL - "Është koha për të forcuar punën që bëjmë për zhvillimin", tha Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, pas takimit të tij me kryeministrin Lukas Papadhimos.
Jose Manuel Barroso u shpreh i bindur se Greqia mund t’ia dalë. "Në nuk do të hidhnim 130 miliardë euro, nëse ne nuk besojmë se programi do të funksionojë" tha ai.
Presidenti i KE theksoi se programi i dytë mbështetje në Greqi nuk ka lidhje vetëm me konsolidimin fiskal, por edhe me rritjen dhe zhvillimin. Duke afirmuar mbështetjen për Greqinë nga ana e Komisionit Evropian, Barroso tha se Komisioni dëshiron të sigurohet për përdorimimin më të mirë të burimeve dhe përsëriti bindjen se Greqia është e aftë dhe do të ketë sukses.
Më herët, para takimit, presidenti i Komisionit Evropian kishte deklaruar se “Greqia është duke bërë progres financiar”. "Ne do të shohim nëse Greqia ka nevojë për komisarin e zhvillimit. Problemet e Greqisë nuk do të zgjidhë një komisioneri, por Greqia vetë," tha ai duke shtuar se “roli i Task Forcës së është të mbështesë përpjekjet e vendit”.
Nga ana e tij, kryeministri grek Lukas Papadhimos theksoi dy çështjet kryesore të diskutuara gjatë takimit me Kryetarin e Komitetit: përmirësimi i thithjes së fondeve të BE dhe cështja e punësimit në Greqi, në afat të shkurtër.
Papadhimos tha se "shumica e grekëve e mbështet programin dhe bën thirrje për reforma", duke theksuar se deficiti primar është ulur me 8 për qind dhe është shëruar tashmë rreth 1/3 e konkurrencës së humbur.
“Përgjegjësia për zbatimin e reformave është në Parlamentin grek”, theksoi kryeministri, duke vënë në dukje se shërbimet e Grupit Punues të Komisionit Evropian në Greqi, duhet të koordinohen.
Papadhimos tha se ai besonte në paketën e dytë të mbështetjes për Greqinë, por përfshirja e sektorit privat është hap shumë i rëndësishëm pasi do të përmirësojë perspektivat ekonomike të vendit dhe do të caktojë kushtet që çojnë në rritjen e qëndrueshme.
Kryeministri tha se programi i ri përfshin një gamë të gjerë reformash që do të rrisin efektivitetin e sektorit privat dhe publik dhe rivendosjen e konkurrencës.