Thaci: Kosova do trajtohet si e barabartë me vendet e tjera
PRISHTINE-“Kosova do të trajtohet si të gjitha vendet tjera, e barabartë, dhe ky hap, ky standard bëhet vetëm për vendet e pavarura dhe sovrane dhe të njohura ndërkombëtarisht, kjo do të bëjë shkurtimin e rrugës për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do të vazhdohet me marrëdhëniet kontraktuale me BE-në” , ka thënë sot kryeministri Thaçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë dhe shtoi se “tanimë janë të konfirmuara edhe zyrtarisht votat e mjaftueshme për anëtarësimin e Kosovës në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim.
Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi tha se ‘kjo mbledhje e Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka të veçantën e vet, sepse siç edhe e dini, dje edhe është konfirmuar nga Këshilli i Ministrave të BE-së, avancimi i perspektivës evropiane për Republikën e Kosovës me Studimin e Fizibilitetit’.
Sipas kryeministrit ky është hapi i parë konkret, unik në mbështetje të shtetit të Kosovës, tha z. Thaçi.
“Gjatë muajit Mars, ne do të aplikojmë si Republikë e Kosovës, dhe do të respektojmë procedurat e rregullta që të bëhemi anëtarë të barabartë në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim Evropian” – tha kryeministri Thaçi.
(d.b/BalkanWeb)