E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë: “Arrest shtëpie” për 45-vjeçarin turk

TIRANE - Gjykata e Lartë kërkon ‘arrest shtëpie’ për një të arratisur prej 11 muajsh. Bëhet fjalë për shtetasin turk Abduselam Turgut, i cili rreth një vit më parë u largua duke mos respektuar masën e sigurisë që kishte caktuar ndaj tij Gjykata e Apelit ‘arrest shtëpiak për 40 ditë’.

Pikërisht prej këtij vendimi që shfuqizonte ‘arrestin me burg për 40 ditë’ dhënë nga gjykata e shkallës së parë 45-vjeçari përfitoi duke u arratisur nga banesa e tij, që sipas dokumentacionit gjyqësor ndodhej te Kthesa e Kamzës.

Për shkak te zvarritjes së çështjes vendimi në Gjykatën e Lartë është marrë kur po bëhet gati një vit që 45-vjeçari Abduselam Turgut rezulton i arratisur nga Shqipëria.

Ndërkohë shkalla e parë e gjyqësorit e ka dënuar tashmë shtetasin turk me një vit burg, për arratisjen nga ‘arresti shtëpiak’.
Abduselam Turgut kërkohej nga autoritetet gjermane si i dyshuar për trafikimin e mbi 1 ton heroinë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›