Bruksel, Meta takon eurodeputetët Kukan dhe Svoboda

Zyra e shtypit e LSI-së bën me dije se gjatë takimit, Meta e njohu Kukanin me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri gjatë javëve të fundit, të cilat ai i cilësoi si pozitive për procesin e integrimit evropian të vendit.
Meta dhe Kukan ndanë bindjen se energjitë e të gjithë aktorëve politikë duhen përqendruar në realizimin e reformave në shërbim të përmbushjes së 12 prioriteteve për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Lideri i LSI-së u shpreh se Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti, duke nënvizuar në këtë drejtim domosdoshmërinë e përfundimit të reformës zgjedhore në mënyrë urgjente.
Ndërkaq, gjatë takimit me Svobodën u vlerësua progresi i bërë kohët e fundit nga Shqipëria në drejtim të përmbushjes së 12 prioriteteve për marrjen e statusit të vendit kandidat, duke theksuar në veçanti fokusimin në përfundimin e menjëhershëm të reformës zgjedhore si dhe në avancimin pa humbur kohë të të gjitha reformave të tjera të nisura.
Në këtë kuadër, Meta dhe Svoboda u shprehën se forcimi i dialogut politik në vend do të krijonte klimën e nevojshme për përmbushjen sa më të shpejtë e të plotë të të gjitha rekomandimeve të Bashkimit Evropian.
Gjate takimeve te tij ne Bruksel, Meta u shpreh se ky vit do të jetë kyç për Shqipërinë, dhe në këtë kuadër, vendit i duhet një frymë konstruktive, ndërkohë që politika shqiptare duhet të tregojë përgjegjësi kombëtare dhe pjekurinë e duhur në mënyrë që vendi të marrë brenda këtij viti statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
LSI-a, u shpreh Meta, do të vazhdojë të kontribuoje pozitivisht duke inkurajuar të gjithë aktorët në vend të shohin me prioritet agjendën kombëtare, duke lënë mënjanë interesat e ngushta partiake.
/Start/
2012-04-28 12:25