E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko tregon maviosjet, shtyhet gjyqi

Julia Timoshenko, e dënuar tashmë me shtatë vite burg për korrupsion në nënshkrimin e një kontrate për gaz me Rusinë, ka refuzuar të marrë pjesë në gjyqin e ri që është hapur kundër saj për evazion fiskal. Timoshenko tregoi edhe shenjat e dhunës që është ushtruar kundër saj të premten e kaluar, kur pretendon se është rrahuar nga gardianët.

Si arsye për mosparaqitjen në gjyqin e sotëm, Timoshenko ka dhënë problemet shëndetësore.

Opozita ukrainase thotë se tre burra kanë rrahur me grushte ish-kryeministren. Ata thanë se e kanë goditur rëndë në stomak. Zyrtarët ukrainas nga ana tjetër hedhin poshtë pretendimet.

Si gjyqi i parë kundër saj, si gjyqi që ende nuk ka nisur në mënyrë të plotë, cilësohen si politikë nga Timoshenko dhe shtetet perëndimore.

Zyrtarët evropianë kanë reaguar ashpër pas raportimeve për dhunimin e Timoshenkos në burg. Presidenti gjerman anuloi vizitën e planifikuar në Ukrainë, shefja e diplomacisë Evropiane u kërkoi autoriteteve ukrainase të lejojnë ambasadoren e BE-së në Ukrainë ta vizitojë Timoshenkon. Teksa Komisionerja për të drejtat e njeriut, Reding, i kërkoi shefit të UEFA-s t’i bëjë presion Ukrainës me Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni duke filluar nga 8 qershori./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-28 15:30
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›