Bruksel, Ministrat e BE: Propozim KE t'i japë statusin kandidat Serbisë
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të BE-se kanë rënë dakord t’i propozojnë Këshillit Europian, pra liderëve të BE-së t’i jepet statusi kandidat Serbisë. Lajmi u raportua nga vetë shefi i diplomacisë franceze Alen Zhype, përpara gazetarëve.
“Sot kishin një marrëveshje”, u ka thënë Zhype gazetarëve gjatë një pauze të takimit ministror që po mbahet në Bruksel. Vendimi zyrtar për dhënien e kandidaturës pritet të jepet nga ministrat për Çështje Evropiane të martën, ndërsa vendimi perfundimtar jepet në një samit të BE-së më 1 dhe 2 mars. “Të paktën nuk kishte kundërshtime tjera sot”, ka thënë Zhype.
“Kjo do të inkurajojë Beogradin që të bëjë përparim në rrugën drejt riafrimit me BE-në”, ka thënë ai, edhe pse sipas tij, ka ende punë për t’u bërë. Disa ministra të jashtëm të BE-së kanë folur në favor të dhënies së kandidaturës.
“Serbia i ka përmbushur kushtet për statusin e kandidatit”, ka thënë ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt.
Dhjetorin e kaluar, ministrat e BE-së shtynë vendimin për dhënien e kandidaturës evropiane Serbisë, duke i kërkuar, mes te tjerash, normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
(d.b/el.me/BalkanWeb)