Itali, 24-vjeçari shqiptar vritet me plumb në kokë
ITALI- Një shqiptar 24 vjeçar është gjetur i vrarë me një plumb në kokë në një rrugë qendrore në Castel Bolognese, një provincë e Ravena.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Trupi i pajetë është gjetur përmbys në anë të një rruge.
Nga verifikimet e para të bëra nga Karabinierët, mësohet se viktima është Kleant Sukja, 24 vjec, i riu është goditur me armë zjarri në kokë.
Karabinierët dhe organet e drejtësisë janë vënë në lëvizje dhe pasi kanë bllokuar zonën e ngjarjes kanë filluar mbledhjen e provave.
Dyshimet e para flasin për dy persona të maskuar të cilët kanë goditur 24 vjeçarin.
I riu ishte i martuar dhe priste një fëmijë, mësohet se punonte duke shitur fruta dhe perime.
Në vendngjarje Karabinieria ka gjetur të mbledhur një grup shqiptarësh, disa prej të cilëve deklaruan se ishin shokë të viktimës dhe se ishin lajmëruar me sms për vrasjen.
(ar.si/BalkanWeb)