E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, Nikolic: Sdo e njohim kurrë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka deklaruar sot në Bruksel se e ka bindur shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, me të cilën është takuar, se as që mendon për atë se ekziston ndonjë e ardhme më e mirë për Serbisë, pos anëtarësimit në BE.

Në një konferencë për gazetarë në Bruksel, ai theksoi se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, nëse kjo varet nga unë dhe i ka propozuar zonjës Eshton, që në të ardhmen dialogun Beograd Prishtinë ta udhëheqe kryeministri i Serbisë.

Ai tha se takimi me zonjën Eshton ishte shumë i dobishëm dhe i suksesshëm dhe jemi marrë vesh që në mënyrë intensive të bashkëpunojmë lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës, të sigurojmë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata në veri të Kosovës, të pengohet çfarëdo aksioni i njëanshëm nga secila anë, që do te kërcënonte paqen dhe sigurinë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›