Prishtinë, vritet me thikë shefi i AKP-së
PRISHTINE- Drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj ka humbur jeten si pasoje e plageve te marra nga goditjet me thike.
Lajmi eshte dhene nga drejtori i klinikës kirurgjike në Prishtinë, Mehmet Maxhuni, i cili ka bere me dije se ai nuk i mbijetoi plagët e sulmit, megjithë përpjekjet e mëdha të personelit mjekësor.
Më herët Policia e Kosovës konfirmoi për REl se Dino Asanaj, ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, nuk ka dashur të komentojë shumë për rastin, por pat thënë se lidhur më këtë incident ka marrë informacion nga linja telefonike ndihmëse e Policisë.
Mediat vendëse kanë raportuar se zoti Asanaj është qelluar me thikë, në zyrën e tij private në Fshatin Ndërkombëtar, një lagje kjo në periferi të Prishtinës. Motivet e ketij sulmi nuk dihen ende.