Elbasan, aksion për heqjen e reklamave në rrugë

Policia në qytetin e Elbasanit, foto arkiv
Në qytetin e Elbasanit, policia ka ndërmarrë një aksion për heqjen e banerave, reklamave, bill bordeve.
Bëhet e ditur se aksioni është ndërmarrë nga policia bashkiake e qytetit të Elbasanit në bashkëpunim me atë të rendit.
Subjektet, të cilat u penalizuan nga ky aksion i policisë, përveç faktit se nuk kishin paguar detyrimet e tyre pranë bashkisë, duke i shkaktuar asaj dhe në dëm prej 30 milionë lekësh të vjetra, por nuk kishin as kontratë me këtë institucion për reklamime të tilla. /Bardha Nergjoni/