E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel: Nis një takim emergjence i krerëve të BE-së

Udhëheqësit e qeverive të BE-së nisën sot një takim emergjence në Bruksel, për të arritur një përgjigje të përbashkët ndaj krizës financiare.

Përpara takimit të nivelit të lartë, krerët e 9 vendeve në zhvillim, Polonisë, Hungarisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Bullgarisë, Rumanisë dhe tre republikave Balltike, arritën në një platformë të përbashkët për të ushtruar presion ndaj vendeve të pasura, kundër protektionizmit.

Ky hap pason ankesat e Çekisë, ku akuzohet Franca se po përpiqet të nxjerrë nga kriza uzinat e saj të prodhimit të makinave, në kurriz të filialeve të saj të huaja. //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›