Kosovë:Vazhdon greva e punonjësve të shëndetësisë
Punonjësit e shëndetësisë në Kosovë hynë në ditën e gjashtë të grevës
me kërkesat për përmirësimin e gjendjes së tyre. Udhëheqësit e
sindikatave të shëndetësisë refuzuan thirrjet e qeverisë që t'i jepet
fund grevës e cila sipas autoriteteve është formë e papërshtatshme për
zgjidhjen e situatës. Aktualisht në spitalet e Kosovës trajtohen vetëm
rastet emergjente.