E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, dhunë në stadium, goditet gjyqtari i ndeshjes

Një tjetër episod dhune ka përfshirë futbollin shqiptar dhe sërish në Kategorinë e Parë. Në Pukë, në fund të ndeshjes mes Tërbunit dhe Kastriotit është goditur rëndë gjyqtari Mentor Sopjani. Federata ka dënuar sulmin. 

PUKE- Dhuna rikthehet sërish në futbollin shqiptar. Gjatë ndeshjes mes Tërbunit dhe Kastriotit në Pukë , janë dhunuar arbitrat prej turmës së tifozëve. Problemet kanë nisur që në fillim të takimit të vlefshëm për kategorinë e parë. Për shkak të rreshjeve të dëborës, tifozët kanë goditur vazhdimisht me topa bore , gjyqtarët anësorë. Në castet e fundit të takimit, një gol i shënuar nga pukjanët ka sjellë edhe skenën e dhunshme. Arbitri e ka anuluar golin me pretendimin se futbollisti i skadrës vendase ka zhvilluar një lojë të rrezikshme në momentin e gjuajtjes së topit. Në këto momente në fushë kanë vërshuar tifozë nga të gjitha anët, duke goditur gjyqtarin me shkelma dhe grushta në një mënyrë barbare.
Më pas gjyqtari është dërguar urgjentisht në spitalin e Pukës në gjendje të rëndë. Burime nga policia bëjnë të ditur se disa persona janë shoqëruar në rajon për këtë ngjarje, ndërkohë që situate është qetësuar vetëm pas mbërritjes së forcave të ndërhyrjes së shpejtë nga qqyteti i Shkodrës. Federata e futbollit ka reaguar me anë të një komunikate për shtyp duke dënuar sulmin ndaj gjyqtarëve. Ndërsa sipas kreut të bashkisë së Pukës gjykimi i gjyqtarit Sopjani ka qenë një maskaradë e vërtetë. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›