Sekretarja e Shtetit Klinton, niset për në Lindjen e Mesme

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton është nisur për në Lindjen e Mesme, ku
do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit e rajonit për rindërtimin e Rript të
Gazës, të rrënuar nga lufta.
Sekretarja e Shtetit, Klinton
Zonja Klinton pritet të arrijë sonte në Egjipt. Nesër ajo do të marrë pjesë në një konferencë donatorësh në Sharm el Sheik, ku bashkë me aktorët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar do të diskutojë për zgjidhjen e krizës humanitare në Gazë. Sekretarja Klinton pritet të shpallë një premtim të rëndësishëm ndihmash për rindërtimin e Gazës.Ajo ka thënë se paratë do të jepen vetëm nëse bëhet e qartë se synimet
amerikane nuk do të minohen.
Ajo tha se nga ndihma nuk do të përfitojë lëvizja radikale islamike Hamas,
e cila kontrollon Gazën që nga viti 2007.
Ditën e martë, zonja Klinton do të udhëtojë drejt Izraelit dhe Bregut
Perëndimor për t'u takuar me udhëheqësit e tyre, dhe për të diskutuar rreth
zgjidhjes me dy shtete në rajon, si dhe për sigurinë e Izraelit. //mm//