Bruksel Panariti takon Avramopulos Retorikat smund te mbajne peng marredheniet

Gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që po mbahet sot në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edomond Panariti, zhvilloi një takim me homologun e tij grek, z. Dimitris Avramopulos.
Gjatë takimit, Ministri Panariti i konfirmoi homologut grek vullnetin e Qeverisë Shqiptare për të çuar përpara marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve.
Të dy ministrat, gjithashtu, u shprehën se retorikat nacionaliste nuk mund të mbajnë peng marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive dhe popujve.
Athina reagon për intervistën e ministrit Panariti në “ABC News”
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavekura, i është referuar pak më parë deklaratave të Ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, bërë gjatë intervistës në “ABC News” mbi reagimet “naive, jashtë logjikës dhe aspak normale” të ministrit Avramopulos.
“Zoti Panariti ka të drejtë të thotë se është jashtë logjikës dhe naive që të flasë ndokush për pretendime territoriale të Shqipërisë ndaj Greqisë”, tha Delavekuras, që më tej është përpjekur ta kthejë topin në fushën shqiptare.
“Çka e intepretuar sërish do të thotë se ministri i jashtëm shqiptar i bën publikisht rekomandime kryseministrit të vet, i cili, duke dëgjuar sirenat e nacionalizmit foli për troje shqiptar nga Preveza deri në Preshevë, pavarësisht që më pas i hodhi poshtë”, theksoi Delavekuras, i pyetur mbi deklaratën e mbrëmshme të ministrit Panariti .