E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle Shqiperia ka bere perparim te rendesishem

Në një letër adresuar Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane në Senatin francez, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle shprehet se Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar, duke theksuar marrëveshjet ndër partiake.

“Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar, sidomos në marrëveshjet e forta ndërpartiake në procesin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian” shkruan Fyle.

Nuk po propozohet hapja e negociatave për anëtarësim tani, por dhënia e statusit të vendit kandidat sakteson Fyle ne letren e tij duke shtuar se pritet plotësimi i disa kushteve të tjera si, reforma zgjedhore dhe parlamentare. Në këtë letër, Fyle informon Senatin francez mbi përparimin dhe ecurinë që kanë patur vende si Shqipëria, Kroacia, Serbia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Herzegovina, Turqia, Qiproja dhe Islanda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›