Panariti takon Clinton Marredheniet mes dy vendeve te shkelqyera
Ministri Panariti pati një takim sot me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton gjatë punimeve të takimit ministerial të NATO-s që po mbahet në Bruksel. Gjatë takimit Ministri Panariti vlerësoi raportet e shkëlqyera që ekzistojnë mes të dy vendeve, si dhe mesazhet që përcolli znj. Clinton gjatë vizitës së saj në Shqipëri. Nga ana e saj, znj. Clinton e konsideroi të shkëlqyer vizitën e saj në Shqipëri dhe takimet e zhvilluara me autoritetet më të larta të shtetit. Ajo vuri në dukje se raportet e bashkëpunimit mes të dy administratave do të forcohen më tej në të ardhmen.
Më tej të dy bashkëbiseduesit u përqëndruan në zhvillimet në lidhje me Kosovën dhe forcimin e lobimit për njohjen e saj nga vendet e tjera.
Më tej të dy bashkëbiseduesit u përqëndruan në zhvillimet në lidhje me Kosovën dhe forcimin e lobimit për njohjen e saj nga vendet e tjera.