Fotoja zyrtare në institucione, Meta: Ismail Qemali, simbol bashkimi
TIRANE-Kryeparlamentari Ilir Meta u shpreh sot mbi vendimin e qeverisë për zëvëndësimin e fotos së Presidentit me atë të Ismail Qemalit.
Në një prononcim për mediat, i pyetur sesi e vlerëson vendosjen e fotografisë së Ismail Qemait në institucionet zyrtare, Meta e konsideroi një mesazh bashkimi.
"Fakti që do të jetë një figurë themeluese e shtetit shqiptar, siç është figura e Ismail Qemalit, i cili është një mesazh bashkimi. Mendoj se të gjithë duhet ti mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës, patriotëve shqiptar, komunistëve, nacionalistëve të asaj kohe të cilët kapërcyen diferencat e tyre në emër të interesit të madh, të lirisë së atdheut dhe progresit shoqëror", deklaroi Kryeparlamentari pasi mori pjesë sot në festimet e 71 -vjetorit të Konferencës së Pezës.
(d.b/BalkanWeb)