PD thirrje Ramës: Hiq dorë nga ‘Kodi i Heshtjes’, detyrim i qeverisë transparenca
TIRANË- Partia Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Edi Rama të heqë dorë nga “Kodi i Etikës’ duke i kujtuar se transparenca dhe Informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim i qeverisë para mediave dhe qytetarëve.
Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një konferecë për shtyp, deklaroi se “Kodi i Heshtjes”, është kodi i propagandës së vjetër me mjete të reja, një çensure shumë e rrezikshme që synon të modelohet si autoçensurë dhe vijë sjelljeje për mjetet e informimit publik.
“Qeveria Rama po starton duke krijuar një sistem të mbyllur dhe të kontrolluar të informimit të publikut, ku çdo gjë duhet të kalojë në vrimë të gjilpërës dhe nëpër filtrat e shumfishtë që vendos ky kod midis qeverisë dhe mediave. Ky është kodi i propagandës së vjetër me mjete të reja; është kodi i një çensure shumë të rrezikshme që synon të modelohet si autoçensurë dhe vijë sjelljeje për mjetet e informimit publik. Partia Demokratike thekson me forcë se Trasparenca dhe Informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim i qeverisë para mediave dhe qytetarëve”, theksoi Tabaku.
Gjatë konferencës për shtyp, Tabaku shprehu keqardhjen se ky model ka filluar të reflektohet që tani në disa media, të cilat po cungojnë dhe po shtrembërojnë këto ditë qëndrimet e Partisë Demokratike si dhe qëndrimet e papranueshme të zotit Rama kundrejt opozitës në Parlament.
“Me keqardhje konstatojmë se ky model ka filluar të refektohet që tani tek disa media, të cilat po cungojnë dhe po shtrembërojnë këto ditë qëndrimet e Partisë Demokratike si dhe qëndrimet e papranueshme të zotit Rama karshi opozitës në parlament. Kështu një medium kombëtar dje fshiu nga ekrani kërcënimin e paprecedent të Ramës drejtuar opozites, se nëse ankohej për dhunë, ende nuk ka parë se çdo ti punojë!” shtoi Tabaku.
Partia Demokratike i kërkon me forcë qeverisë të zbatojë me korrektësi standarted demokratike të informimit të publikut dhe mediave, si vlerë supreme e demokracisë europiane, duke u tërhequr nga kodi i saj i mbylljes.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: PD thirrje Ramës: Hiq dorë nga ‘Kodi i Heshtjes’, detyrim i qeverisë transparenca