E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia fillon tërheqjen e trupave nga Kosova



Ushtria greke do të zvogëlojë në mënyrë massive pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës në Kosovë, në një kohë që qeveria e Athinës po lufton kundër krizës madhore të borxheve. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke. Më se 600 ushtarë grekë dhe anëtar të personelit mbështetës, do të tërhiqen gradualisht nga Kosova, duke filluar në muajin nëntor të këtij viti, sipas planit më të gjerë për tërheqje të paqeruajtësve të NATO-s, ka bërë me dije zëdhënësi i shtatmadhorisë, Nikos Bonoras. "Zvogëlimi i përgjithshëm i trupave të KFOR-it nga 10 000 që janë në total, në 2 mijë forca, dhe që tashmë është i planifikuar, na ka lehtësuar punën tonë", shtoi më tej zëdhënësi Bonoras. Reduktimi i trupave paqeruajtëse në Kosovë, vjen edhe ne kuadër të përmirësimit të gjendjes se sigurisë atje. Një informacion të tillë e beri me dije edhe Komandanti i NATO-s, admirali James Stavridis, pak muaj më parë, i cili shtoi se situata në Ballkan "nuk është e përsosur, por po shkon në drejtim të duhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›