Pasuritë e patundshme, regjistrimi brenda 30 ditëve
TIRANË- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar ndryshime në ligjin për pasuritë e patundshme. Një prej amendamenteve parashikon që regjistrimi i një pasurie të paluajtshme duhet që të përfundojë brenda 30 ditëve nga firmosja e kontratës, pasi në të kundërt do të zbatohen penalitete.
Ndryshimet e tjera kanë të bëjnë me dixhitalizimin e të dhënave dhe organizimin e zyrës të regjistrimit të pasurive të patundshme, e cila do të drejtohet nga një bord i zgjedhur nga kryeministri, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave.
Opozita e kundërshtoi projektligjin, duke deklaruar se sektori i pasurive të paluajtshme është në vështirësi serioze. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi gjithashtu edhe marrëveshjen për zgjidhjen e borxhit të Shqipërisë ndaj Malit të Zi.
(el.me/news24/BalkanWeb)