Bruksel, arrihet marrëveshja për telekomin dhe energjinë
BRUKSEL - Ka përfunduar në Bruksel takimi i 16-të midis Thaçit dhe Daçiç. Në këtë takim, i cili u ndërmjetësua nga Catherine Ashton u arrit marrëveshja mbi telekomunikacionin dhe energjinë, gjithashtu dy kryeministrat kanë diskutuar edhe për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.
“Kam takuar kryeministrin Dacic dhe kryeministrin Thaçi në Bruksel, për të vazhduar bisedimet për zbatimin e Marrëveshjes së Prillit. Kryeministrat kanë arritur marrëveshje për telekomin dhe energjinë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e ndërmjetësueses Catherine Ashton, e cila është shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
“Sa u përket zgjedhjeve komunale të nëntorit, kemi shqyrtuar progresin e bërë dhe kemi marrë disa vendime të rëndësishme për të siguruar zgjedhje të ndershme, me pjesëmarrjen e plotë të mundshme në procesin zgjedhor”, thuhet në komunikatë.
“Kryeministrat janë pajtuar që Grupet Punuese për zgjedhjet, të kryesuara nga OSBE-ja, të takohen sërish në ditët e ardhshme, në mënyrë që vendimet e marra sonte të zbatohen në kohën e duhur”, përfundon komunikata e baroneshës Ashton.
(a.k/BalkanWeb)