E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Ndërhyrja në Siri, e paligjshme sipas kartës së OKB

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif, u shpreh sot se një ndërhyrje ushtarake kundër Sirisë do të ishte e paligjshme sipas Kartës së OKB-së.

"Nuk e di përse ata që thonë se i kanë të gjitha alternativat mbi tryezë nuk arrijnë të kuptojnë se u bënë 65 vjet, qëkur këto alternativa u tërhoqën prej saj duke refuzuar përdorimin e forcës sipas Kartës së OKB-së", deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Zarif nga Bagdadi, gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij irakian, Hoshyar Zebari.
(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›