Padia në gjykatë, për të drejtën e pronësisë së 275 ha
27/09/2011 Trashëgimtarët e Toptanasve i kërkojnë AKKP të njohë të drejtën e pronësisë
Seanca e radhës më 3 tetor, vetëm një gjyq është zhvilluar
TIRANE-Konflikti i pronësisë që lindi mes trashëgimtarëve të fisit Shallvari dhe atyre Toptanasve, ka bërë që këta të fundit të hapin një proces gjyqësor në gjykatën e Tiranës, ku i kërkojnë kësaj të fundit urdhërimin e AKKP, që të njohë atyre aktin e pronësisë së sipërfaqes tokësore prej 275 hektarë tokë që ndodhet në gjirin e Lalëzit. Padia është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së kryeqytetit në datën 11 korrik 2011, ku prej kësaj kohe është mundur të kryhet vetëm një seancë gjyqësore, ndërkohë që seanca e radhës pritet të zhvillohet në mesditën e 3 tetorit të këtij viti. Sipas objekt-padisë, mësohet se tetë trashëgimtarët e Toptanësve i kërkojnë gjykatës që nëpërmjet vendimit të saj, të detyrojë Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë për nxjerrjen e vendimit për njohjen e së drejtës së pronësisë prej 275 ha, të ndodhur në Hamallaj, Bashkia Sukth. Në padinë e depozituar në gjykatë thuhet se kjo pronë ndodhet në zonën kadastrale 1925 dhe 3241, me kufij: Veri - me Vijën e Mullirit të Ali bej Qorraliut e vëllezër; Jug-Pyllin e Rrushkullit të shoqërisë anonime E.I.A.A duke filluar nga derdhja e hurdhës së Pepes në det, tuj rimat drejt lindjes deri ku puqet me kallam të Vorbes; Lindje - me hendek të Vorbës që e kufizon me pyllin e Zija Beut dhe Ramazan Lalen; Perendim - me detin Adriatik ku derdhet vija e mullirit deri në kufi të Rushkullit. Në fakt kjo sipërfaqe tokësore pretendohet edhe nga trashëgimtarët e fisit Shallvari, ku përfaqësues i tyre ishte gjyqtari i vrarë në Vlorë Skerdilajd Konomi. Nga burimet mësohet se në pjesën më të madhe të konflikteve me pronësinë, dy fiset i kanë zgjidhur me konsensus, por vetëm tek sipërfaqja prej 275 hektarë palët kanë pasur kontradikta të vazhdueshme. AKKP ka njohur fillimisht si trashëgimtar të truallit anëtarët e fisit Shallvari, por më pas është tërhequr ky vendim, duke pretenduar pronësinë e tokës trashëgimtarët e fisit Toptani. Pritet që në seancës e 3 tetorit gjykata të verifikojë provat e trashëgimtarëve të Toptanasve, dhe më pas vendosë nëse do i japë të drejtë ose jo.