E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, diskutohet për paketën e ndihmave për Portugalinë

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian fillojnë sot në Bruksel një takim dyditor ku përfundimisht pritet të miratohet paketa e ndihmave prej 78 miliardësh për Portugalinë. Komisioneri për politikën monetare Olli Rehn, i ka bërë thirrje Gjermanisë për ndihma në kohën kur po shtohet dyshimi ndaj paketave për shpëtimin e vendeve të zhytura në borxhe.

Në Portugali duhet vepruar sipas rregullave strikte dhe në këtë mënyrë mund të ndihmohet rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë gjermane dhe sigurimi i kursimeve të qytetarëve. Një temë tjetër është kriza e thellë në Greqi, por për këtë çështje nuk priten konkluzione të veçanta. Në këtë takim është dashur të marrë pjesë edhe shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn, i cili është arrestuar në Nju Jork nën akuzën për detyrim seksual. FMN-ja ka marrë përsipër që Portugalisë dhe Greqisë t`i ndajë një të tretën e ndihmave financiare. Pjesën tjetër duhet t`ua japin vendet evropiane.

Në Bruksel u tha se arrestimi i shefit të FNN-së ka ardhur në një moment të jo të favorshëm, sepse ai konsiderohet si ekspert për shlyerjen e borxheve. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schauble tha se FMN është një organizatë e madhe e cila nuk varet prej një personi.

"FMN-ja është një istitucion i madh dhe i aftë për të vepruar. Në takim do të marrë pjesë një zëvendës i tij. Prandaj zgjidhja e çështjeve nuk është ngarkuar nga këto probleme", theksoi ministri gjerman i Financave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›