Papandreu:Do të privatizojnë, nuk do të dalin nga eurozona

Greqia synon të privatizojë pasuri shtetërore për të mundësuar uljen e malit me borxhe. Ky plan është parësor për qeverinë greke, tha kryeministri grek, Jorgos Papandreu në një intervistë për të përditshmen italiane. Greqia nuk do të bëjë ristrukturim të borxheve, as nuk do të dalë nga eurozona, tha Papandreu.
Më parë shefi i Eurogrupit Jean-Claude Juncker, kërkoi më shumë përpjekje të Greqisë, në drejtim të privatizimit, me qëllim që të paguhej kësti i tretë i paketës së shpëtimit.