Ministri i jashtëm egjiptian, kreu i ri i Ligës Arabe
Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Nabil Elarabi, është konfirmuar si udhëheqësi i ri i Ligës Arabe.
Konfirmimi i tij bëhet vetëm disa orë para se 22 ministrat e jashtëm të organizatës që ka 22 vende anëtare, të mblidhen që të gjejnë një zëvendësim për ish ministrin e jashtëm egjiptian, Amër Musa, i cili ka lënë të kuptohet se ai mund të kandidojë për President të Egjiptit.
Katari e tërhoqi kandidaturën e saj për kreun e ligës pak para konfirmimit të Elarabit si Sekretar i Përgjithshëm.