E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, liderët gati për samitin “jetë a vdekje”

Samiti dy ditor është përshkruar nga shumë analistë si “jetë a vdekje”për eurozonën 17-kombëshe.

Gjermania dhe Franca po ushtrojnë presion për traktate të reja, duke vënë theksin tek rregullat e reja fiskale.
Por, Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, ofron një plan sipas të cilit nuk bëhen traktate të reja, por të rishikohen ekzistuesit.

20 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk janë në Eurozonë, përfshirë Britaninë e Madhe, janë të shqetësuar se mund të izolohen nëse shtetet e eurozonës, të udhëhequra nga Franca dhe Gjermani- vendosin të krijojnë traktate të reja për vete.

Në prag të fillimit të samitit, të gjitha shenjat tregojnë se kjo do të jetë një çështje e nxehtë, raporton korrespondenti i “BBC”-së në Bruksel, Chris Morris.

Të mërkurën, Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, diskutoi lidhur me krizën në Eurozonë, gjatë një bisede telefonike me Angela Merkelin. Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy liderët janë të mendimit se çdo zgjidhje duhet të jetë e qëndrueshme dhe e besueshme.

Të enjten, Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, pritet të takohet në Romë me kryeministrin italian, Mario Monti.

Lëvizje të mëdha anekënd Evropës, dy ditët në vijim, përveçse me zhvillime të nxehta do të jenë vendimtare për të ardhmen e Eurozonës dhe monedhës së përbashkët euro./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-08 09:22
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›