Bruksel, mblidhen udhëheqësit e BE-së
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian takohen sot në një samit, i cili pritet të përqendrohet në kundërshtimin e Traktatit të Lizbonës për reformimin e BE-së në një referendum në Irlandë të veriut.
Në prag të samitit, kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka deklaruar se udhëheqësit e BE-së duhet të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë irlandeze për të gjetur një rrugëdalje nga situata.
Ndërkohë, një ditë më parë, parlamenti në Britaninë e Madhe e ratifikoi Traktatin.
Vendimi e bën Britaninë vendin e 19 nga 27 vendet anëtarë të bllokut, që e kanë ratifikuar traktatin dhe të parin që ka votuar pas kundërshtimit irlandez.
Kryeministri irlandez, Brian Coëen ka për të dhënë shumë shpjegime në Bruksel, por askush nuk pret që ai të ofrojë një zgjedhje të shpejtë.
Sipas BBC-së, udhëheqësit e BE-së mund të bien dakord për momentin, e shumta, për të vazhduar ratifikimin e traktatit dhe të shohin se deri ku do të arrihet deri në muain tetor, kur të zhvillohet samiti i rradhës.
Vetë Barroso ka këmbëngulur se pengesa të tilla nuk e paralizojnë dot Evropën. Ai mësohet të ketë thënë se BE-ja do të mbështeste dhe masa afatshkurtëra për të përballuar vështirësitë sociale, por paralajmëroi se çmimet e larta të naftës nuk do të bien dhe duhen përballur me plane afatgjata.
Zgjerimi
Samiti pritet që të sigurojë vendet ballkanike se ato do t'i bashkohen bllokut kur të përmbushin kushtet. Por diplomatët thonë se është e vështirë që të vazhdohet me zgjerimin për momentin.
Ata thonë se kjo çështje do të mbahet pezull, deri në momentin kur BE-ja të bjerë dakord për mënyrat se si të funksionoj më mirë, me a pa Traktatin e Reformave.