Bruksel, miratohet deklarata e përbashkët me 8-të pika: Optimizëm për statusin kandidat
Politika shqiptare ka arritur konsensus pothuajse në mënyrë të harmonizuar në Bruksel. Takimi i pestë i Komitetit të Stabilizimit - Asociimit ka përfunduar me një deklaratë të përbashkët BE-Shqipëri. Ka qenë ky një tjetër dimension pozitiv që politika shqiptare ka arritur pas aprovimit të reformës zgjedhore, ndërsa ka një tendencë pozitive për përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të Komisioni Evropian.
Tashmë, për Brukselin është dhënë një sinjal i qartë për vullnetin politik të forcave politike shqiptare për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe ai duket më i afërt se kurrë.
“Mesazhi kryesor nga takimi i sotëm është që forcat politike mund t’i flasin njëra-tjetrës, mund të arrijnë marrëveshje. Deklarata e përbashkët qe një kompromis. Të shohësh dialog dhe kompromis në Shqipëri, është fantastike. Ne po ecim vërtet në drejtimin e duhur. Jam më optimist që Këshilli i Ministrave që do të shqyrtojë çështjen e Shqipërisë do të japë një sinjal pozitiv për statusin”, bëri me dije, Kukan.
Parlamenti Europian do të hartojë në shtator një raport mbi përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian për Shqipërinë. Një mbështetje politike për stadin në të cilin aspiron të ngjitet Shqipëria.
Pas miratimit të reformës zgjedhore, detyra e radhës për klasën politike është heqja e imunitetit, reforma parlamentare si dhe disa prej ligjeve që lidhen me reformën në drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit etj.,
...