Roli i shefit të IT në 21 janar, Prokuroria kërkon 2 vite burg

Prokuroria e Tiranës kërkon 2 vjet burg për Armando Kasaj, ish shefin i IT-së në Kryeministri gjatë ngjarjes së 21 janarit. Organi i akuzës ka lexuar sot pretencën duke kërkuar burg për Kasaj, pasi e gjen atë fajtor për fshirjen e filmimeve të regjistruara nga kamerat e sigurisë së Kryeministrisë gjatë demostratës. Sipas Prokurorisë ky veprim i Kasaj ka penguar punën e prokurorëve për të zbardhur ngjarjet e protestës,ku mbetën të vdekur 4 qytetarë.
Armando Kasaj ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ai gjykohet vecmas nga të akuzuarit e tjerë të kësaj ngjarje, duke pranuar fajin dhe nga kjo ai mund të përfitojë ulje të dënimit. Ky gjyq do të ketë një senacë tjetër me datë 26 korrik, ku do të dëgjohet edhe pala mbrojtëse dhe vetëm pas kësaj pritet që trupi gjykues të dalë me një vendim.