Bruksel, nis takimi i përbashkët i Ashton me Thaçin e Daçiçin
BRUKSEL- Darka e sotme ka bërë bashkë, në takimin e 11-të kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, pas takimeve të ndara gjatë pasdites me përfaqësuesen e lartë të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, në bisedimet për zbatimin e marrëveshjes që kanë firmosur në raundin e 10-të të bisedimeve, në 19 prill.
Takimi trepalësh, si darkë pune, i saponisur pritet të zgjasë deri natën vonë, sipas raportimeve nga Brukseli të medias në Prishtinë.
Pak para se të hyjë në ndërtesën e BE-së, ku po mbahen bisedimet Kosovë-Serbi, kryeministri Thaçi është shprehur se "jam optimist se marrëveshja do të arrihet, koha po ecën, nuk kemi kohë për të humbur, kemi për të diskutuar edhe implementuar çështjet edhe kohore edhe të aktorëve implementues".
Zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë është e një rëndësie kyçe, ndërsa pajtueshmëria për "hapat e prekshëm" për zbatimin e saj, është ajo që pret Ashton nga takimi i sotëm Thaçi - Daçiç, u ka thënë gazetarëve sot në Bruksel, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.
Kocijançiç, e cituar nga media, po ashtu ka thënë se takimi i sotëm mund të zgjasë më gjatë, ndërsa qëllimi është arritja e një pajtueshmërie të qartë për zbatimin e marrëveshjes midis dy vendeve.
ASHTON NË TAKIM ME KRYEMINISTRIN THAÇI
Ora 19:33 Përfaqësuesja e lartë e BE-së, baronesha Catherine Ashton, ka nisur takimin me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, pasi më parë ka takuar kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, ndërsa në darkë pritet takimi i përbashkët.
Nga Brukseli raportohet se pak para se të hyjë në ndërtesën e BE-së, ku po mbahen bisedimet Kosovë-Serbi, kryeministri Thaçi ka deklaruar se plani për implementimin e marrëveshjes së 19 prillit do të finalizohet.
"Jam optimist se marrëveshja do të arrihet, koha po ecën, nuk kemi kohë për të humbur, kemi për të diskutuar edhe implementuar çështjet edhe kohore edhe të aktorëve implementues", ka thënë Thaçi, i cituar nga raportimet nga Brukseli të medias në Prishtinë.
Kosova dhe Serbia po diskutojnë sot në Bruksel, në nivel të lartë kryeministrash, zbatimin ende të pafilluar të marrëveshjes që kanë firmosur Thaçi e Daçiç në raundin e 10-të në 19 prill.
ASHTON PRET REZULTATE
Ora 16:53 Ndërmjetësja e bisedimeve Kosovë - Serbi, Catherine Ashton dëshiron që takimi i sotëm në Bruksel, të rezultojë me hapa konkretë për implementimin e marrëveshjes.
Kështu ka deklaruar Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Baroneshës Ashton para gazetarëve në Bruksel.
Ajo ka thënë se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka rëndësi thelbësore.
ASHTON TAKOHET ME DAÇIÇ
Ora 16:00 Në Bruksel ka nisur takimi i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, dhe delegacionin e tij.
Takimi do të pasohet nga bisedime të ngjashme të Baroneshës Ashton me delegacionin e Kosovës, i cili kryesohet nga kryeministri Hashim Thaçi, raporton Evropa e Lirë.
Sot është parashikuar të diskutohet plani i zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Kjo ka qenë marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por zbatimi i saj ka ngecur. Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin.
(d.b/e.m/BalkanWeb)