Berisha në Lezhë: Duam mandatin e 5-të. Selia mavi, lumenj shpifjesh
Lezhë- Nga qyteti i Lezhës ku çeli fushatën elektorale dhe prezantoi kandidatët për deputetë të këtij qarku, kryeministri i vendit Sali Berisha akuzoi liderin e opozitës se vetëm gënjen dhe nuk e njeh realitetin jashtë xhamave të zinj të autobusit mavi”, sipas kryeministrit. Ndërsa premtoi ujë 24 orë për të gjithë zonën e Lezhës, Berisha ftoi socialistët nga e gjithë Shqipëria të votojnë PD-në, pasi sipas tij, Rama jua ka bllokuar ëndrrën evropiane.
“Rama, nëse t’i do të ndaloje njëherë përpara varrit të Skënderbeut, imagjino ç’do të thoshte shpirti i tij, që luftoi për të mbrojtur vlerat perëndimore të vendit të tij”,- tha Berisha.
Socialistë të Lezhës e gjithë Shqipërisë, në parimet tuaja nuk ekezistojnë mendime antievropiane, ato ekzistojnë vetëm në mendjen, shpirtin, kokën e atij që ka uzurpuar kreun e PS-së, sot në Shqipëri i madh dhe i vogël, i majtë dhe i djathtë konstaton se në selinë mavi ka lumenj fjalësh, shpifjesh, lumenj trillimesh e mashtrimesh, po ska lider, ska ide, ska vizion. Ky piktor i dështuar ka nxjerrë teorinë e Shqipërisë të gënjeshtërt, sipas tij shtëpitë që ju keni ndërtuar janë gënjeshtra, rrugët e reja janë të gënjeshtra, miliona turistë që vijnë janë të gënjeshtërta, po pse? Se ai jeton prej vitesh në autobusin mavi me xhama të zeza, e nuk sheh asgjë përrreth,- tha Berisha.
Ndërsa premtoi hapjen e 250 mijë vendeve të punës, me taksat që kemi hequr biznesi do të njohë një hov të madh, me grantet për fermerët do rrisims së paku 30% punësimin në bujqësi, me dyfishimin e numrit të turistëve në Lezhë, do rrisim me 50% të punësiaruit në këtë sektor, Berisha u bëri edhe një herë thirrje lezhjanëve kudo janë në emigracion, ejani në Lezhë, 3- 5 vjet pa asnjë taksë për bizneset tuaja. Mirësevini në vendin tuaj, pa taksa pa detyrime, kushdo ndihet në vështirësi.

Berisha në Lezhë: Duam mandatin e 5-të. Ti lëmë sërish në opozitë
Më herët, kryeministri ku ka bërë inagurimin e rrugës Shën Koll-Tale-Hidrovor, ndërsa ka kërkuar votën e lezhianëve, duke premtuar më shumë investime. Ai u shpreh se të djathtët këtë vit do të marrin madatin e pestë në këtë qark, që ai e quajti si mandati i artë.
Po shkojmë drejt 23 qershorit. Qytetarët e Lezhës e kanë provën e madhe. Shqiptarët kudo që janë presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë. A ju kujtohet ju kur me Pal Dajçin para 10 vjetësh na u desh tu themi atyre se me djemtë e Mamurrasit, ne edhe jua japim duart, por ne jemi demokratë dhe ne besojmë tek vota, besojmë tek paqja. Se na kërcënonin, na bënin prita këtej e andej, por nuk kanë vlerë, i harrojmë të gjitha. Me votën tuaj ti lemë në opozitë të paktën edhe 12 vjet të tjera,- deklaroi kryeministri.
Më tej ai ka folur mbi investimet e kryera në këtë zonë, duke thënë se janë ndërtuar mbi 300 km rrugë, 30 shkolla, 15 qendra shëndetësore. Ai ka thënë më tej se investimet në infrastrukturë do të vijojnë edhe në mandatin e katërt qeverisës.