KQZ miraton vendosjen e 126 qendrave të votimit në objekte private
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të martën vendimet për caktimin e disa vendeve të numërimit të votave (VNV) dhe të disa qendrave të votimit (QV) në mjedise private, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Me katër votat e anëtarëve të pranishëm, KQZ miratoi caktimin e 9 VNV-ve, ndërsa një prej tyre u shty për në mbledhjen e ardhshme, me kërkesë të anëtarëve të Komisionit.
Gjithashtu, KQZ nga 133 QV, të propozuara për t'u vendosur në ndërtesa private, miratoi 126 prej tyre. Komisioni vendosi të kthejë propozimet e krerëve të njësive të qeverisjes vendore për 7 Qendra Votimi, për mospërmbushje të kritereve të përcaktuara në kodin zgjedhor.
(e.m/ata/BalkanWeb)