“Padia”, Pipero: Shef shërbimi vetëm në letra, jo me urdhrin e ministrit
TIRANË- Ish-drejtori i Politikave Shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero, në cilësinë e shefit të shërbimit të Infektivit, i ftuar në rubrikën “Opinion” në TvNews24, sqaron për gazetaren Ola Bruko arsyet e padisë së tij ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova.
“Për mua s'ka rëndësi se jam ose jo shef shërbimi, në rast se politika do ndërhyjë dhunshëm deri në detaj kaq të vogël, qelizë të rëndësishme të QSUT. Nuk do doja më të isha shef shërbimi, sepse në rast se politika brenda 1 minute ‘vret’ 30 shefa shërbimesh, revokon një vendim të qeverisë i zbatuar në detaje. Pra urdhri i ministrit zhbën VKM, ‘vret’ 30 shefa, anashkalo ligjin e arsimit të lartë, urdhëron rektorin e Universitetit të zbatojë një urdhër të tij. Shefat e shërbimit marrin mandat 5 vjecar, mandati i tyre është i parevokueshëm. Këto mund të zhbëhen vetëm me vendim të drejtorit të QSUT, në ato raste kur janë bërë gabime të mëdha, raste sëmundjesh, por jo me një vendim të ministrit.
Më lind e drejta që për këtë urdhër që është i paligjshëm dhe i padrejtë të jap opinionin tim”, tha Pipero.
Ndërkohë që, sa i takon vendimit që mund të marrë gjykata, Pipero duke e vlerësuar urdhrin e ministrit Kosova si të paligjshëm, ia la në dorë gjykatës gjykimin.
“Kam kurajon që këtë problem t’ia lë të gjykojë gjykata. Urdhri i ministrit Kosova për mua është i paligjshëm dhe i padrejtë. Sesi do vendosë gjykata unë nuk paragjykoj pasojat e këtij urdhri alogjik joligjor dhe të padrejtë kanë filluar të ndihen. Kam qenë dje dëshmitar i mbledhjes së këshillit të Fakultetit të Mjekësisë. Një situatë paradoksale është krijuar në cdo shërbim të QSUT dhe në maternitetin e Tiranës. Ministri duhet të ishte më i përgjegjshëm, pasi vjen nga posti i drejtorit të Maternitetit të Tiranës i “suksesshëm”, komentoi me ironi Pipero.
Pipero theksoi se në reformën që po implementon Ministria e Shëndetësisë shefi i sherbimit eshte maja e piramidës, por sipas ministri Kosova procedura e emërimit të shefave të shërbimit ka qenë e gabuar.
“Në reformën që po implementon Ministria e Shëndetësisë shefi i sherbimit eshte maja e piramidës. Në momentin që ne zhbëjmë shefin e shërbimit dhe në rast se ka hyrë politika këtej e tutje asnjë institucion i shefit të shërbimit nuk është më i sigurt dhe nuk e menaxhon dot shërbimin në mënyrë efikase. Kam komunikuar me ministrin Kosova, e kam takuar para se të largohesha dhe pasi u largova nga ministria. Në opinionin e Halim Kosovës, procedura e emërimit të shefave të shërbimit ka qenë e gabuar. Këtë mendim ka ai për procedurën, por unë them që procedura ka qenë tërësisht ligjore sepse nga këshilli i profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë u përzgjodh komisioni AD HOC me 4 anëtarë, me profesorë të njohur dhe një i huaj. Kandidaturat u zgjodhën përmes votimit dhe më pas për miratim bordit të QSUT u votuan kandidaturat. Vendimi i bordit u firmos atëherë nga ministri Tavo. Pas vendimit një pjesë e shefave nisën pune, kurse pjesa tjetër ishin ende në procedurë. Pra në plotësim të dokumentacionit procesi i zgjedhjes së shefave të shërbimit në komisionin AD HOC të këshillit të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe bordin e QSUT u bë në dy faza. Ndodhen ndryshime, Tavo la detyrën dhe me ardhjen e Kosovës procesi u ngadalësua dhe vendimi për një pjesë të shefave nuk u zbardh. Dokumentacioni është në zyrën e rektorit të Universitetit mjekësor të Tiranës. Rektori është pjesë e bordit, ai ka votuar pra e ka legalizuar veprimin ose mosveprimin e bordit, por nuk ka zbardhur vendimin përfundimtar. Nuk e di cmund të them se sa i ligjshëm është ky veprim i rektorit. Rektori i Universiteti Mjekësor ka përgjegjësi për mos zbardhjen e vendimit të bordit. Nuk dua të dyshoj nëse ka pasur ndërhyrje për këtë rast” theksoi Pipero.
Piepro deklaroi se për këtë problem ka vënë në dijeni ministrin Kosova, duke shtuar se është në dorën e këtij të fundin për të zhbërë një vendim të bordit.
“Ku proces duhet të ishte përfunduar i kam thënë ministrit Kosova. Atje ku ka pasur ankesa dhe parregullsi dhe ku ju e gjykoni që mund të ketë pasur anësi rast pas rasti ju mund ta shqyrtoni. Bordi mund ta marrë këtë rast dhe ta gjykojë bordi nuk mund të zhbëjë një vendim të bordit. Këtë vendim e zhbën vetëm ministri i Arsimit ose gjykata. Ministri i Shëndetësisë s’ka asnjë lidhje me shefin e shërbimit. Me këtë proces ka lidhje vetëm si kryetar bordi dhe në bord ministri ka vetëm 1 votë. Unë të infektivi jam pedagog dhe mjek, por me urdhër verbal unë e respektoj urdhrin e tij. Nuk me tingëllon mirë urdhri verbal i dy kandidatëve të sigurt për deputetë. Pëllumb Pipero është apo jo shef, unë jam mjek, pedagog, profesor me kurajo intelektuale them që më mirë se unë se bën njeri detyrën e shefit të shërbimit, por unë respektoj urdhrat. Unë varem nga ministri i Shëndetësisë prandaj dhe këmbëngul që urdhri i ministrit të Shëndetësisë që urdhëron rektorin e Universitetit Mjekësor, zhbën në mënyrë të padrejtë vendimin e kryeministrit, pasi con muaj pas procesin. Në opinionin tim ky urdhër është totalisht i paligjshëm dhe i padrejtë ka sjellë dëme shumë të madh në institucionin e shefit të shërbimit. Asnjë shef shërbimi në QSUT dhe dy Maternitete dhe Sanatorium nuk është më i sigurt, s’ka integritet”, thekson Pipero.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Shfuqizimi i shefave të QSUT, Pipero çon në gjyq ministrinë