E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, përfundojnëbisedimet e paraKosovë-Serbi

BRUKSEL-

PËRFUNDON TAKIMI I PARË MES PRISHTINËS DHE BEOGRADIT
Ka përfunduar takimi i parë mes delegacionit të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë, i cili është mbajtur me dyer të mbyllura në Bruksel, në zyrën e ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper.

Në takimin e parë, i cili është vlerësuar më shumë formal, është biseduar për librat amë dhe kadastrat.
Bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër, ku do të bisedohet për vulat e doganave, hapësira ajrore dhe CEFTA-n.

Ky është takimi i parë që një delegacion i Republikës së Kosovës, zhvillon bisedime zyrtare me një delegacion të Serbisë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Delegacionin e Prishtinës e kryeson zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, kurse atë serb drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Boris Stefanoviç.

Delegacioni i Prishtinës ka shkuar në takim pa miratimin e Parlamentit të Kosovës, i cili shtyu për të enjten debatin për një rezolutë në mbështetje të bisedimeve me Serbinë. Opozita edhe gjatë ditës së sotme i ka kundërshtuar bisedimet.

KUPER: BISEDIMET KOSOVË-SERBI AMOSFERA MIQËSORE
Përmisimi i bashkëpunimit në rajon, afrimi i palëve në rrugën drejt BE, dhe përmisimi i jetesës së njerëzve, janë tre objektivat kryesorë të rezolutës së OKB për të cilat palët negociatore duhet të bien dakort.
Ky ka qënë mesazhi që ka dhënë në një deklaratë për mediat ndërmjetësi i Bashkimit Europian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit Robert Kuper.
Ndërkohë negociatori vlerësoi si mjaft positive atmosferën e takimit të parë zyrtar mes dy palëve, që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

VAZHDOJNE BISEDIMET KOSOVE-SERBI
Do të vazhdojnë sot bisedimet mes delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit, në kuadër të bisedimeve për zgjidhjen e çështjeve praktike të interesit të përbashkët.

Bisedimët nisën dje pasdite në Bruksel, dhe janë të të parat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës tre vjet më pare.

Takimi, i cili zgjati dy orë, është mbajtur me dyer të mbyllura në zyrën e ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian, diplomatit britanik Robert Cooper, zyrtar i lartë në kabinetin e baroneshës Catherine Ashton. Në takim ishte edhe Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman.

Në takimin e parë, është biseduar për regjistrat civil dhe dokumentet kadastral, ndërsa sot pritet të diskutohen edhe çështjet e doganave, hapësirës ajrore dhe të marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore, e njohur si CEFTA e cila gjatë këtij viti do të drejtohet nga Kosova.

Delegacionin e Prishtinës e kryeson zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, kurse atë serb, drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Borko Stefanoviç. Të dy zyrtarët thanë se do t’i qasen procesit të bisedimeve në mënyrë konstruktive në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Zyrtarët Evropian thanë se qëllim i bisedimeve është nxitja e bashkëpunimit dhe afrimi i Kosovës dhe Serbisë me Bashkimin Evropian.

Pritjet e palëve megjithatë janë të ndryshme. Prishtina hedh poshtë çdo mundësi të bisedimeve për statusin politik dhe tërësinë tokësore të Kosovës, ndërsa Beogradi shpreson që në një periudhë të mëvonshme të hap edhe çështjet politike për të arritur, siç thuhet, një kompromis historik për t’i dhënë fund konfliktit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Delegacioni i Prishtinës, shkoi me disa orë vonesë në takimin e së martës, për shkak se Parlamenti i Kosovës nuk arriti një pajtim për një dokument rreth bisedimeve. Parlamenti ka caktuar të enjten seancën ku pritet të diskutohet për miratimin e një Rezolute në mbështetje të bisedimeve me Serbinë. Opozita kërkon përgatitjen e një platforme të qartë të bisedimeve, ndërsa një pjesë e saj kundërshton përfshirjen në to derisa Serbia nuk plotëson disa kushte, përfshirë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shpërbërjen e strukturave të saj paralele.
(s.g/Voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›