E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR, Buhler: Nëveri ende ekzistonpotencial për dhunë

PRISHTINE- Komandanti i KFOR-it, gjeneral Erhard Buhler, tha mbrëmë se shumica e njerëzve në pjesën veriore të Kosovës janë qytetarë të cilët respektojnë ligjin, dëshirojnë të jetojnë të sigurt dhe të qetë, porse atje sipas tij ende ekziston një potencial për dhunë dhe krim të shkaktuar nga disa radikalë dhe kriminelë.

Buhler i bëri këto komente gjatë një takimi informues për situatën e sigurisë me ambasadorët e kombeve të cilat kontribuojnë me trupa në misionin e KFOR-it. Ai, megjithëkëtë, e vlerësoi situatën e përgjithshme në Kosovë si të qëndrueshme.

Buhler tha se mundësia e shfaqjes së trazirave është shumë e ulët, edhe pse situata e sigurisë në veri të Kosovës është pak më ndryshe. Sidoqoftë, ai tha se KFOR-i është i përgatitur të ballafaqohet me këtë situatë përkundër strukturës së re e cila është vendosur nga 1 marsi, 2011. Buhler theksoi marrëdhënien e mirë dhe të besueshme me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës. Kjo sipas tij është një prej arsyeve të rëndësishme të përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë. Ai tha se ngritja e aftësive dhe profesionalizmit të Policisë së Kosovës e lehtëson reduktimin e trupave të KFOR-it dhe dorëzimin e disa detyrave nga KFOR-i, si psh. dorëzimi i detyrës në mbrojtjen e disa zonave të trashëgimisë kulturore e fetare, dhe detyra në ruajtjen e një pjese kufitare.

Komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s, Buhler, tha se duhet të konsiderohet gjithashtu zbatueshmëria e transferit të mëtejmë të detyrave nga KFOR-i te Policia e Kosovës. Vlerësimi i tij është se KFOR-i mund ta reduktojë praninë e vet vetëm pasi të bëhet analiza e misionit nga KFOR-i, institucionet në Kosovë, Policia e Kosovës dhe politikanët në të gjitha nivelet.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›