Prishtinë, rikthehet në Kuvend debati për dialogun Kosovë- Serbi
PRISHTINE-Kuvendi i Kosovës do të debatojë sërish sot në përpjekje për të miratuar një rezolutë per bisedimet me Serbinë. Debati rreth kësaj çështje do të vazhdojë pasi seancën e kaluar, të hënën, Kuvendit nuk e votoi projekt-rezolutën e Qeverisë për fillimin e dialogut teknik me Beogradin. Lëvizja Vetëvendosja nga ana tjeter paraqiti një tjeter draft rezolute kundër bisedimeve. Seanca pritet të fillojë në orën 10:00, ndërsa shefat e grupeve parlamentare të partive të përfaqësuara në Kuvend, të mërkurën, sërish nuk kanë arritur t’i harmonizojnë qëndrimet për t’a paraqitur para deputetëve një rezolutë të përbashkët lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Ndërkaq të dy palët u shfaqën mjaft konstruktiv në qasjen e tyre duke pranuar se bëhet fjalë vetëm për një dialog teknik. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e cila drejton edhe delegacionin e Kosovës, tha se bisedimet rrodhen mjaft mirë. Parashtruam cështjet që do të jenë temë e diskutimeve. Të dyja palët arritën të jenë konstruktive. “Une jam optimiste për palën tone. Ne duam të jemi konstruktiv dhe të kontribuojmë për progresin e zgjidhjes së diferencave që kemi sa i përket cështjeve praktike. Mbase Serbia po ndryshon në qasjen e saj ndaj Kosovës dhe mbase një ditë do të njohë këtë realitet të ri, por gjithesesi ky është një dialog teknik dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë.”- deklaroi Tahiri. Po aq konstruktiv, u shfaq edhe kreu i ekipit serb, Borko Stefanoviç, i cili pranoi se dallimet për statusin e Kosovës janë lënë mënjanë. Presim që të zgjidhim problemet më të mëdha që qëndrojnë mes nesh, por më shumë cështje që shqetësojnë njerëzit në Kosovë, vecanërisht komunitetin serb. edhe Ndërmjetësi i Bashkimit Europian, Robert Kuper, e konsideroi pozitive atmosferën e takimit të parë zyrtar mes dy palëve, që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)