E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel sot raundi i tete i bisedimeve Kosove ndash Serbi

BRUKSEL- Mbahet sot raundi i radhes i bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise ku teme kryesore pritet te jete ceshtja e vendkalimeve kufitare ne veriun e Kosoves. Prishtina eshte shprehur e gatshme te diskutoje per menaxhimin e perbashket te kufirit ndersa Beogradi thekson se nuk do te pranoje asnje marreveshje qe nenkupton njohje te kufirit me Kosoven.

Bisedimet e sotme ndodhin ne nje kohe kur situata ne veriun e Kosoves mbetet e tensionuar. Te pakten 30 pjesetare te KFOR-it u plagosen ditet e fundit gjate perleshjeve me protestuesit serbe qe kane ngritur barrikada duke mbajtur te bllokuara rruget ne shenje kundershtimi ndaj shtrirjes se autoritetit te Prishtines.

Dhuna eshte denuar gjeresisht nga autoritetet nderkombetare dhe ato vendase ndersa forcat paqeruajtese deklaruan se do te perdorin te gjitha mjetet e pershtatshme per te mbrojtur jeten e ushtareve te KFOR-it.

Ne prag te bisedimeve te sotme presidenti i Serbise Boris Tadic u beri thirrje serbeve te Kosoves te largojne barrikadat duke nenvizuar se ato nuk sigurojne mbrojtjen e asnje interesi kombetar te serbeve perkundrazi sipas tij shkallezimi i dhunes rrezikon ate interes.

Ai tha se per shkak te zhvillimeve te djeshme Serbia sot eshte me larg statusit te vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian sesa ishte nje dite me heret.

Javen qe vjen pritet vendimi rreth propozimit qe Serbise ti jepet ky status por kusht eshte perparimi ne permiresimin e marredhenieve me Kosoven qe nenkupton ctendosjen e situates ne veriun e Kosoves.

Qendrimet e presidentit serb nuk jane komentuar ne Prishtine ndersa ne Serbi kane nxitur reagime te ndryshme. Nderkohe qe nje pjese e forcave politike atje e kane mbeshtetur ate opozita e ka kritikuar ashper.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›